Suzana Ujkiq: “Bota sot” pasqyron me përkushtim sukseset, sfidat dhe historitë e sportistëve

0%

Hendbollistja e mirënjohur, Suzana Ujkiq, tha se gazeta kombëtare “Bota sot”, ndër vite ka pasqyruar dhe po pasqyron aktivitetet sportive gjithandej ku veprojnë dhe jetojnë shqiptarët. Ujkiq, vite me radhë reprezentuese e Kosovës dhe ish kapitene e KHF Istogut, me të cilin klub doli katër herë kampione e Kosovës, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Bota sot” ka qenë një ndër mediat që i ka qëndruar pranë sportit ,duke pasqyruar me përkushtim sukseset, sfidat dhe historitë e sportistëve. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e vlerave sportive dhe në dokumentimin e ngjarjeve që kanë lënë gjurmë. Uroj që ky mision të vazhdojë edhe për shumë vite, me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim. Gëzuar 31-vjetorin!

Gëzuar dhe 100 vite tjera”, – ka uruar Ujkiq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot