Anulohet seanca ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Istogut

0%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar seanca e planifikuar për t’u mbajtur sot, më , ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Istogut. Lajmin për anulimin e seancës e ka konfirmuar për KALLXO.com, mbrojtësi i Bajroviq, avokati Lubomir Pantoviq.

Ai tha se sipas informacioneve që ka pranuar nga Gjykata, seanca e sotme është anuluar pasi një anëtar i trupit gjykues është angazhuar në një çështje tjetër penale. Avokati bëri të ditur se seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më .

Më ishte planifikuar që të bëhet shpallja e aktgjykimit për këtë rast, por Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor. Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale, Avni Syla kishte thënë se Gjykata ka vlerësuar se janë krijuar disa rrethana të cilat kanë nevojë për sqarim të mëtejmë nga i dëmtuari- dëshmitari, Naim Elshani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trupi gjykues që ka trajtuar këtë rast në rigjykim është i përbërë nga gjyqtarët: Avni Syla (kryetar) Leon Përlaska dhe Lutfi Shala (anëtarë). Ekrem Bajroviq nga Prokuroria Speciale po akuzohet për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth në vitet 1998-1999.

Gjykata e Prishtinës në korrik të vitit 2024 Ekrem Bajroviqin e kishte dënuar me 12 vite burgim për “krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë. Vendimin e Themelores e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit . Mirëpo Gjykata Supreme i kishte anuluar dy vendimet e shkallëve më të ulëta kështu duke e kthyer rastin në pikën zero për tu gjykuar.

Çfarë thotë Dosja e Prokurorisë për Ekrem Bajroviqin? Sipas Aktakuzës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 në Istog dhe në fshatrat përreth Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Këto veprime akuzohet t’i ketë kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe në mënyrë individuale, si dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.

Aktakuza thotë se në fshatin Staradran, më , kolona e popullsisë civile që po shkonte në drejtim të Shqipërisë ishte ndalur nga forcat policore dhe ushtarake serbe – pjesë e të cilave ishte edhe Bajroviq, me ç’rast ishin ndarë djemtë e burrat nga pjesa tjetër e grupit.

Fillimisht atyre u ishin marrë paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e më pas ishin vendosur në oborrin e shtëpisë së një personi ku ishin renditur me radhë, me duar të ngritura lart dhe me fytyrë nga muri i oborrit, me ç’rast forcat serbe i kishin sulmuar fizikisht dhe rrahur me mjete të ndryshme – thuhet në aktakuzë.

Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, forcat policore dhe ushtarake serbe u ishin drejtuar me fjalët: “Ku e keni NATO-n?” e “Ku e keni UÇK-në?”. Aktakuza thotë se më pas ishin dërguar në një shtëpi, ku kishin pushkatuar së paku 16 prej civilëve shqiptarë. Vetëm një prej tyre kishte mbijetuar, ndonëse i plagosur.

Ndërkaq, sipas Aktakuzës, i akuzuari më kishte marrë pjesë në arrestimin, kidnapimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, të cilët i kishin ndarë fillimisht nga kolona dhe i kishin marrë të gjitha paratë e sendet me vlerë.

Më pas këta persona i kishin dërguar në Gurakovc, në një lokal, ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore, e më pas i kishin transferuar në Stacionin Policor në Gurakovc. Sipas Aktakuzës kolonës i ka prirë i akuzuari Ekrem Bajroviq me nacionalitet boshnjak, i cili kishte goditur me pjesën e pasme të automatikut një person në anën e djathtë nën brinjë.

Kurse më pas, sipas Aktakuzës, pas vendosjes së civilëve në Stacion Policor i kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore; dhunë psikike – duke i kanosur për jetë. Më tej në Aktakuzë thuhet se përveç lëndimeve të rënda trupore u janë shkaktuar trauma dhe pasoja në shëndet. Sipas Aktakuzës këto veprime sanksionohen sipas Ligjeve vendore, si dhe Konventës Ndërkombëtare të Gjenevës.

Lajmet e KALLXO.com, në lidhje me këtë rast, mund t’i lexoni në këtë link . Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo