Policia jep detaje për rrokullisjen e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet një pjesë e rrugës

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas konfirmimit, në aksident është përfshirë një kamion i ngarkuar me zhavorr, i cili është vetaksidentuar rreth orës , në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58.

Si pasojë e aksidentit, ngarkesa e automjetit është shpërndarë në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment. “Sot, rreth orës , në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58, ka ndodhur një vetaksident trafiku me dëme materiale. Në aksident është përfshirë një automjet transportues i ngarkuar me zhavorr.

Si pasojë e aksidentit ngarkesa është shpërndarë në rrugë. Sipas njoftimit nga njësitë në terren për momentin qarkullimi në këtë segment të autostradës është i kufizuar vetem me një shirit rrugor ndërsa njësitet policore dhe ekipet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin e plotë të qarkullimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik për respektim të rregullave të trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com