Rexhep (Rrustem) Sallahu

0%

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, nesër bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë. Që nga ai moment, asgjë nuk ka qenë më si më parë. Kanë kaluar shumë vite, por ndonjëherë më duket sikur ishte vetëm dje. Ka ditë kur do të jepja gjithçka vetëm ta dëgjoja edhe një herë zërin tënd.

Ka ditë kur do të doja të më përqafoje edhe një herë dhe të më thoje se gjithçka do të bëhet mirë. Më mungon në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime. Shpesh mendoj se si do të ishte jeta po të ishe ende këtu. Sa krenar do të ishe për ne. Sa shumë do të qeshnim së bashku. Sa kujtime të bukura do të kishim krijuar ende. Vdekja të mori nga sytë e mi, por kurrë nga zemra ime.

Aty jeton çdo ditë – në mendimet e mia, në ëndrrat e mia dhe në çdo gjë që më kujton ty. Ka një mall që nuk shuhet kurrë. Një dashuri që nuk përfundon kurrë. Dhe një vend në zemrën time që nuk do ta zërë askush, sepse ai vend të takon përgjithmonë ty. Shpresoj që nga qielli të na shikosh, të na mbrosh dhe ta ndiesh sa shumë na mungon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri në ditën kur do të takohemi përsëri, do të të mbaj gjithmonë në zemrën time. Nuk na ndau vdekja, por vetëm koha deri sa të takohemi përsëri. Më mungon pafund. Të dua pafund. Dhe nuk do të harrohesh kurrë. Me dashuri të përjetshme, djalli jot.

Me mall e lot në sy dhe zemër të thyer të përkujtojnë: Djali i vetëm Ruhani me bashkëshorten Gjevrinë, me fëmijët, vajzat: Lumturije, Hidajete, Hyrije, djemtë: Gëzimi i vogël si dhe Zijadini, motrat: Xhevrija, Mihrija, Halidja, Ruzhdia, Selvija. E perkujtojnë familja Sallahu nga Kirchbergi, Berlini si dhe nga Prishtina.

Burimi: Bota Sot