Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë

0%

Aviatorja amerikane Mary Wallace, e cila shkoi në hapësirë ​​në vitin 2021 me projektin “Blue Origin” ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ajo e bëri udhëtimin e saj të parë në hapësirë ​​në moshën 82 vjeçare në vitin 2021 duke marrë titullin e kjo gruas më të vjetër që ka marrë pjesë ndonjëherë në një sipërmarrje të tillë.

Mary vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e saj ditën e mërkurë, e rrethuar nga familja. “Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e Wally Funk “, tha kompania private hapësinore Blue Origin e Jeff Bezos në një deklaratë nëpërmjet X.

Në të 20-at e saj Mary ishte instruktorja e parë civile femër e fluturimit në një bazë ushtarake amerikane, gruaja e parë që ishte inspektore e sigurisë së avionëve për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe instruktorja e parë femër për Administratën Federale të Aviacionit (FAA).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo kishte përfunduar një program trajnimi për astronautet femra në vitet 1960, por nuk u zgjodh kurrë për të fluturuar në një mision të NASA-s.

Burimi: Bota Sot