Rexhbeçaj shënon gol në debutim për Wolfsburgun

0%

Shpërndaje në: Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka debutuar me gol te skuadra e Wolfsburgut. Rexhbeçaj shënoi gol të bukur të shtunën në fitoren e thellë 8:2 të Wolfsburgut ndaj Schoningenit. Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Schoningenit ishte miqësore. Rexhbeçaj shënoi për 6:1 në minutën e 64-t.

Wolfsburgu në edicionin e fundit nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Bundesliga 2. 28-vjeçari Rexhbeçaj te Wolfsburgu u transferua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Augsburgun. Mesfushori kosovar edhe më herët ka luajtur për Wolfsburgun.

Burimi: Koha