Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Podujevës, ku janë përfshirë dy vetura. Sipas pamjeve të Sinjalit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.
Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
