Rahovecin prezanton basketbollistin Hawmmond

0%

Sydney Hawmmond është përforcim i ri i klubit të basketbollit Rahoveci. Rahoveci po përforcohet për edicionin e ri që të jetë një klub sa më kompakt në elitën e basketbollit të Kosovës. “Rahoveci 029 ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e ri të skuadrës, Sydney Hawmmond (2.14 m), i cili do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2026/27.

Sydney vjen në Rahovec pas paraqitjeve të tij në basketbollin francez, ku ka qenë pjesë së fundmi në Poissy Basket Association”, k a njoftuar Rahoveci.

Burimi: Bota Sot