Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, për shkak se autoritetet shqiptare janë duke regjistruar qytetarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë. Sipas njoftimit, kolonat kanë arritur deri në rreth 3.5 kilometra.
“Ju informojmë, se sot nga ora, e në vazhdim në dalje të R. së Kosovës, janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 km pasi që autoritetet Shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve. Për më shumë info kontaktoni QKMK në numrat 045198000 dhe 045198606”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim Kufitar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
