Aksident me fatalitet, dy persona humbin jetën në Babimoc të Obiliqit

0%

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të premten rreth orës në fshatin Babimoc të Obiliqit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur në aksident janë përfshirë një motoçikletë me një pasagjer si dhe një këmbësor Si pasojë e lëndimeve të marra, vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Fsh. Babimoc, Obiliq , . Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me vozitës dhe pasagjer meshkuj kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar.

Nga lëndimet e marra vozitësi dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa këmbësori është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi