Dy raste të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme ndaj veturave janë raportuar gjatë natës së 3 korrikut, në Lipjan dhe në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur rreth orës në fshatin Rubovc i Madh, në Lipjan.
Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një shishe me benzinë në oborrin e shtëpisë së tij, duke dëmtuar veturën. Policia bën të ditur se nga rasti nuk ka persona të lënduar, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar. Rasti është duke u hetuar. Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.
Ankuesi ka deklaruar se, sipas dy dëshmitarëve, dy persona me biçikletë iu afruan veturës së tij dhe i hodhën një lëng të ndezshëm, që dyshohet të ketë qenë benzinë, duke i vënë flakën automjetit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të dy rastet, ndërsa është në kërkim të personave të dyshuar.
