Kolona të gjata në pikën kufitare me Shqipërinë, autoritetet japin

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë krijuar kolona të gjata në dalje të Kosovës drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit, nga ora e në vazhdim, pritjet kanë ardhur si pasojë e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.

Aktualisht, kolona e automjeteve ka arritur në rreth 3.5 kilometra, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh vonesat në kufi, shkruan “Bota sot”.

Për informata shtesë lidhur me gjendjen në pikat kufitare, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat: 045 198 000 045 198 606 Autoritetet pritet të informojnë në vazhdimësi për çdo ndryshim të situatës në pikat kufitare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot