Shpërndaje në: Në një mbledhje elektronike, Qeveria në detyrë ka ndarë më shumë se 2.2 milionë euro për Radio Televizionin e Kosovës. Punonjësit e RTK-së nuk kanë marrë pagën e qershorit ende. Punëtorët kanë paralajmëruar protesta për 13 korrik për këtë çështje.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: Miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimin për “për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 €, të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. ‘Magjistrala’”.
