Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se u dakorduan për të vazhduar takimet. Në këtë takim, sipas tij, u diskutua për stabilitetin e domosdoshëm të institucioneve dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve. Po ashtu edhe për vlerat dhe idetë programore për të cilat të dy palët kanë interes.
“Po punojmë për dakordimin e parimeve, por ishte hap i mbarë për të hapur kapitujt e tjerë. I kemi 30 ditë kohë për seancën konstituive e më pas edhe 60 ditë për presidentin. E mira është që po flasim para këtyrë afateve”- deklaroi Abdixhiku pas takimit. Ai u përgjigj se për çfarë marrëveshje është e interesuar partia të cilën udhëheq.
“Për marrëveshje në të cilën LDK nuk ndihet e përfaqësuar s’kemi asnjë votë. Për marrëveshje të mirë LDK është në tërësi, flas në emër të të gjithë deputetëve. Na duhet kohë por po përpiqemi të arrijmë”- potencoi ai.
Ndërsa sa i përket “kalkulimeve për poste”, në Qeveri e Kuvend, ai tha se duhet të arrihet shmangia e zgjedhjeve sepse sipas tij mbajtja e zgjedhjeve për të katërtën herë do të ishte çmenduri politike. “E garantuar, nëse s’bëjmë asgjë, është që afati konsumohet dhe zgjedhjet shkaktohen. Ne tentojmë t’i shmangim. Nuk kemi folur për emra të përveçëm, nuk kemi folur për poste.
Po flasim për parime” – tha Abdixhiku. Ndërsa Kurti tha se takimi shkoi në atmosferë konstruktive ku u diskutuan shumë çështje të zhvillimeve politike e dinamikave institucionale poashtu edhe orari i konstituimit të institucioneve. Mirëpo sipas tij, ende nuk ka ndonjë konkluzion apo të arritur që mund të diskutohet.
Kurti tha se LVV është i interesuar për marrëveshje politike dhe për evitimin e zgjedhjeve të reja. Pyetur se a është i gatshëm ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, Kurti tha se asnjëherë përqëndimi i partisë nuk ishte tek emrat e përveçëm. “Fryma dhe germa e kushtetutës është që të jetë unifikues pandaj duhet të jetë konsensual që të jetë numri maksimal i deputetëve në sallë.
Përqëndrimi ynë nuk ka qenë për emra të përveçshëm për prësident dhe çfarë të bëjmë që deputetë të jenë së oaku 2/3 në sallë”- theksoi ai. Abdixhiku shkoi bashkë me Vjosa Osmanin në takimin me Kurtin.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër-ftesë për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për takim ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) jo. Pas takimit me Bedri Hamzën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimi ishte konstruktiv.
Ndërkaq, Ardian Gjini kryetar i Aleancës ka thënë se nuk e shohin të arsyeshëm takimin me Kurtin duke theksuar se kjo parti vetëm i ka bërë të ditura kërkesat e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më . Nga , deputetët e rinj kanë afat 30 ditë për të konsituuar Kuvendin e Kosovës.
Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më .
Sipas rezultateve të certifikuara 53 deputetë do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, 22 Partia Demokratike e Kosovës, 18 Lidhja Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 Lista Serbe, 1 Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.
Deputetët e certifikuar nga LVV janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Muja, Armend Baloku, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.
Prej PDK-së, deputetë të Kuvendit janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.
Nga radhët e LDK-së, pjesë e Kuvendit janë: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.
Nga AAK (Aleanca), në Kuvend do jenë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Tetuta Haxhiu, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani. Berishës dhe Ramadanit, vendin në Kuvend ia lëshuan Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj.
Nga Lista Serbe, pjesë e Kuvendit do të jenë: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.
KDTP do të jetë në Kuvend me Fikrim Damkën dhe Fatma Taçin, ZSPO me Nenad Rashiq, Koalicioni Vakat me Rasim Demirin, IRDK me Elbert Krasniqin, NDS me Emilja Rexhepin, SDU me Duda Baljen, PSA me Artan Asllanin, PLE me Veton Berishën, JDP me Adem Hoxhën dhe PREBK me Albert Kinollin.
