Pushuesja gjendet pa shenja jete në “Onix Spa” në Banjë të Istogut,

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendrën rehabilituese “Onix Spa” në Banjë të Istogut, ku një pushuese është gjetur pa shenja jete në dhomën e saj, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zuba Murić, rreth 73-vjeçar.

Sipas informacioneve, rreth orës , infermieri i qendrës rehabilituese, gjatë kontrollit në objekt, e ka gjetur gruan pa shenja jete në dhomën ku ishte e akomoduar. Menjëherë janë ndërmarrë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë, fillimisht nga infermieri e më pas edhe nga mjeku kujdestar i qendrës, por pa sukses. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Rrethanat e vdekjes mbeten objekt i hetimeve të organeve kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com