Feronikeli 74 nga Drenasi nuk i ndahet përforcimeve. Synimi i këtij kolektivit është që të jetë sa mw i kompletuar në secilin repart për edicionin e ri. “Arlind Shabani është zyrtarisht futbollist i FC Feronikeli 74. 24-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtina e Re, i bashkohet ekipit tonë si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”, ka njoftuar klubi.
Burimi:
Bota Sot