Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon zbatimin e projekteve strategjike që forcojnë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin. Sipas një njoftimi nga kjo ministri, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po realizohen sipas planit.
Kështu duke krijuar një lidhje të re ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e qytetarëve, qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.
“Përmes investimeve në infrastrukturë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po kontribuon në ndërtimin e një Kosove më të lidhur, më funksionale dhe me më shumë mundësi zhvillimi për të gjithë qytetarët. Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
