Liga Premier “e frikësuar” për vendimin e madh: A do të shpëtojë Man City nga dënimi ekstrem?

0%

Beteja e gjatë ligjore mes Manchester Cityt dhe Ligës Premier po i afrohet një momenti vendimtar, ndërsa bota e futbollit pret vendimin për 115 shkeljet e dyshuara financiare që rëndojnë mbi kampionët anglezë.

Ndërsa rivalët dhe kritikët kërkojnë dënimin maksimal, duke përfshirë edhe rënien nga liga, po shtohen dyshimet se Liga Premier mund të mos ketë guximin të ndëshkojë një nga klubet më të fuqishme në botë. Sipas ish-skautit Bryan King, nëse një komision i pavarur e shpall Manchester Cityn fajtor për 115 akuzat, klubi duhet të zbresë automatikisht në Championship.

Manchester City është nën hetim që nga shkurti i vitit 2023, kur Premier League ngriti zyrtarisht akuzat pas një hetimi të gjatë mbi parregullsi të dyshuara financiare, të cilat përfshijnë një periudhë gati dhjetëvjeçare. “E vetmja mënyrë për t’u dhënë një mësim është t’i dërgosh në Championship. Por kjo nuk do të ndodhë, apo jo? Nuk do të ndodhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe nëse i gjobisin me një shumë marramendëse parash, çfarë ndryshon? Ata mund ta paguajnë atë”, deklaroi King. “Nëse vendosin një gjobë prej 500 milionë eurosh ose një shifër tjetër të çmendur, a do të ndikojë kjo te rregullat e fair play financiar dhe te mënyra se si e kanë financuar klubin?”.

Pavarësisht seriozitetit të akuzave, të cilat përfshijnë mosdhënien e informacionit të saktë financiar dhe mungesën e bashkëpunimit me hetimin, gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se ndikimi i Manchester Cityt e bën klubin pothuajse të paprekshëm.

Enzo Maresca i kërkon Manchester Cityt një transferim prej 70 milionë eurosh King beson se, ndonëse opinioni publik do të dëshironte një dënim historik, institucionet përgjegjëse mund të hezitojnë përballë mundësisë së rrëzimit të një prej klubeve më të mëdha në futbollin botëror. “Dënimi më i rëndë do të ishte heqja e pikëve dhe rënia nga kategoria. Por kjo nuk do të ndodhë.

Manchester City është shumë i fuqishëm në Ligën Premier. Është shumë i fuqishëm në Angli”. “Të gjithë do të donin ta shihnin këtë të ndodhte. Por a janë Liga Premier apo Federata Angleze të forta mjaftueshëm për ta bërë? Sinqerisht, unë nuk besoj”, përfundoi ish-skauti./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi