Ylber Ramadani tregon se pas pas kujt vrapojnë femrat më shumë

0%

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka ndarë disa detaje interesante nga karriera dhe jeta e tij sportive, përgjatë emisionit të sotëm, “Kampionët e Botës”. I pyetur se cili është kundërshtari që ka markuar “pa vrapuar fare”, Ramadani u përgjigj shkurt: “Modriç.” Një tjetër pyetje kishte të bënte me futbollistin e Kombëtares pas të cilit “vrapojnë më shumë gocat”.

Fillimisht hezitues për të dhënë një emër, Ramadani u “kërcënua” me karton të kuq, gjë që solli edhe përgjigjen e tij: Asllani dhe Bajrami, por këta të dy vetëm sepse nuk janë të martuar. Marina Vjollca: Cili është kundërshtari që ke markuar pa vrapuar fare? Ylber Ramadani : Pa vrapuar fare? Modriç. Marina Vjollca: Pas kujt vrapojnë më shumë gocat?

Hë, se asnjërit nuk i ngel hatri për këtë përgjigje që do japësh. Ylber Ramad ani: Nuk e di, se vetë… Marina Vjollca: Do marrësh kartonin e kuq. Po nuk e dhe përgjigjen, do marrësh kartonin e kuq. Ylber Ramadani: Po them Asllani, Bajrami, se s’kanë… s’janë… as nuk janë të martuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot