Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 lagje të

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje përkohësisht të furnizimit në rrjetin e ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes janë duke realizuar punime në këto lokacione, në rrjetin e ujësjellësit të përfshira janë këto zona: Rr. “Azem Galica ”, Rr. “Nora Kelmendi”, Rr. “Rexhep Dedia”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr.

“Bislim Bajgora”, Fshati Shupkofc dhe Fshati Frashër i Madh. Po ashtu, do të realizohen punime edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët: Rr. “Rifat Dedia”, Rr. “Kemajl Ataturku”, Rr. “Selaniku”. “Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi