Shpërndaje në: Kuraçao dhe Bregu i Fildishtë do të përballen nga ora në Philadelphia, në ndeshjen e xhiros së tretë dhe të fundit të Grupit E. Kuraçao është i fundit me një pikë, sa ka edhe Ekuadori në vendin e tretë. Bregu i Fildishtë i ka tri pikë në pozitën e dytë, kurse Gjermania e para i ka gjashtë pikë në dy ndeshje. Kuraçaos i duhet fitorja për të avancuar tutje.
Bregut të Fildishtë i mjafton edhe një pikë. Formacioni i Kuraçaos: Room, Gaari, Floranus, Obispo, Brenet, Fonville, J. Bacuna, Comenencia, L. Bacuna, Chong, Locadia. Formacioni i Bregut të Fildishtë: Fofana, O. Diomande, Kossounou, Operi, Doue, Kessie, Sangare, Bonny, Diomande, Diallo, Pepe.
