Komuna e Mitrovicës vendos kod të ri veshjeje – çka nuk lejohet?

0%

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët për vendosjen e rregullave të reja lidhur me kodin e veshjes për të gjithë ata që kërkojnë të hyjnë në mjediset e administratës komunale. Sipas njoftimit, nga tani e tutje nuk do të lejohet hyrja në objektet komunale për personat që janë të veshur me pantallona të shkurtra, maica pa mëngë (si për meshkuj ashtu edhe për femra), si dhe me minifunde.

Komuna thekson se këto masa janë vendosur me qëllim të respektimit të standardeve të paraqitjes dhe ruajtjes së një ambienti institucional gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Qytetarët që vizitojnë institucionin komunal ftohen të respektojnë kodin e ri të veshjes për të shmangur pamundësinë e hyrjes në ambientet e komunës.

Burimi: Telegrafi