Montella thotë se Turqia largohet nga Botërori me kokën lart

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, tha se skuadra e tij do të kthehej në shtëpi me kokën lart. Turqia fitoi 3:2 ndaj SHBA-së në ndeshjen e fundit në grup. Por ishte pa gjasa ende pa nisur ndeshja, për shkak të humbjeve në dy ndeshjet e para. “Mund të kthehemi në shtëpi me kokën lart”, tha Montella. “Futbolli dhemb, por u bëra emocional në fund të ndeshjes.

Ndeshja e sontme vlen më shumë se 1000 fitore”, ka shtuar tekniku italian. Ai ka shtuar se Turqia ka krijuar mjaftueshëm raste gjatë Botërorit, por nuk ishte klinike mjaftueshëm. Ai megjithatë nuk ka fajësuar lojtarë të caktuar për rastet e humbura. Sipas Montellas, Turqisë i ka munguar fati në dy ndeshjet e para. Turqia ka pritur 24 vjet për kualifikim në Botëror.

Madje kualifikimin e siguroi në Prishtinë, me fitore shumë të vështirë ndaj Kosovës në finale të plejofit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha