Rrihen tre persona nga disa të tjerë në Obiliq, të dyshuarit arratisen

0%

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur nga tre të tjerë, të cilët më pas ua kanë dëmtuar edhe veturën. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Tutje në raport thuhet se tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. “Fsh. Mazgit, Obiliq / – . Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët më pas u kanë dëmtuar edhe veturën.

Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi