Publikohen çmimet zyrtare të çadrave në plazhe

0%

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike.

Përmes një njoftimi publik në Facebook, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët që të raportojnë me mesazh, SMS, çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.

Kontaktet e publikuara janë: Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë: +355 69 404 5011 Fatjon Zefi – Zv/Kryetar i Bashkisë: +355 69 559 1150 Brahim Demi – Administrator i Shëngjinit: +355 69 333 4446 Zhaneta Frroku – Administratore e Shënkollit-Talës: +355 69 996 1800 Besmir Frroku – Drejtor i Lezha Invest: +355 69 393 0434 Renaldo Xhanej – Drejtor i Turizmit: +355 69 626 7623 Njëkohësisht, Bashkia Lezhë ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shezllonet bazike prej alumini, çmimet janë: Tale – 300 lekë Shëngjin, Qendër, dhe Kune – 400 lekë Rana e Hedhun – 500 lekë Për shezllonet prej druri me dyshek, çmimet janë: Tale – 700 lekë Shëngjin, Qendër – 800 lekë Rana e Hedhun – 1.000 lekë Ndërsa çmimi për gazebot familjare varion nga 1.500 deri në 2.500 lekë.

Sipas Ndreut, këto janë çmimet e miratuara dhe të detyrueshme për subjektet private, si dhe për hapësirat që administrohen nga Lezha Invest. “Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto, duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të mësipërm”, thuhet në reagim.

Ndreu u ka bërë thirrje pushuesve që, përmes mesazheve SMS, të denoncojnë çdo rast që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo interesin e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com