Pjesë e protestë së 29-të ishte dhe publicisti i njohur Ndriçim Kulla. Ai prezantoi para protestuesve në Bulevard librin e tij “Tirania e buzëqeshjes”, ku analizon diktaturën e Edi Ramës. Ai u shpreh se protesta ka sjellë shpresën në vend, teksa i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh. Ndriçim Kulla: J am këtu jo vetëm si qytetar. Edhe si një intelektual.
Dëshiroj që zemërimin tuaj ta përziejmë edhe pak me kulturë se shikoj një defekt të madh. Kultura të ndriçon mendjen. Nëse do ishim të kulturuar nuk do kishim arritur një ngërç të tillë. Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet. Ne po e mbajmë 16 vjet. Kam bërë një libër kush jemi shqiptarët. Në këto momente kam qenë i dëshpëruar mendoja të rishkruaja librin.
Kjo protestë na ka dhënë shpresë të gjithëve. Na ka ushqyer me optimizëm, e quaj revolucion. Pa shtuar asgjë. Si parathënie ju bëj thirrje politikanëve të meditojnë mbi këtë revolucion. Ti vënë gishtin kokës dhe të nxjerrin mësime nga tragjeditë që na kanë krijuar. Kam ardhur me një dhuratë.
Kam medituar gjatë mbi qeverisjen e Ramës dhe kam bërë një libër e quaj diktator, me arsyetim, literaturë me psiqitri, me psikologji me shkencë me një fjalë. Që ky është një nga prurjet më shkatërruese që i ka ardhur kombit shqiptar. Ai është spektakolar, e kam quajtur Djalli, Makbethi që jeton me pushtetin. Libri im, “Tirania e buzëqeshjes”.
Diktatorët si Edi Rama, tipik nuk kanë ardhur me tanke, dhunë represione kanë ardhur me spektakël buzëqeshje me skena, me premtime me batuta. Por gjithmonë nuk kanë ardhur me ide institucionesh. Kanë ardhur me ide pushteti. Në libër do gjeni një analizë të Edi Ramës. Dua tju bëj thirrje këtë protestë nuk do e lëshoni, derisa të rrëzohet Edi Rama. Përpara!
