Liga e Fatosëve, Trepça e para

0%

Ka përfunduar të dielën gara në Ligën e Fatosëve të Kosovës në hendboll. Pas një gare shumë interesante, kampione u shpall Trepça. Skuadra mitrovicase në finale fitoi ndaj Vëllaznimit. Ndërkohë për vend të tretë, Prizreni e mposhti Kastriotin. Gara për fatosë synim e ka argëtimin e njomakëve tanë dhe lidhjen e mëtejmë të tyre me sportin e hendbollit.

Natyrisht nuk ka munguar as rivaliteti dhe dëshira për sukses sportiv. Trofeun e kampionit për kapitenin e Trepçës e ndau Isak Osmani, anëtar i Bordit të FHK-së.

Burimi: Bota Sot