Legjenda e Liverpoolit e këshillon klubin që të nënshkruajë me Pulisicin

0%

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler, ka përmendur sulmuesin e Milanit, Christian Pulisicin, si një përforcim të mundshëm për “Anfield”, duke sugjeruar se amerikani mund të mbushë boshllëkun që do të linte Mohamed Salahu.

Teksa Liverpooli po shqyrton opsionet për repartin ofensiv këtë verë, Fowler publikoi një mesazh në “X”, ku argumentoi pse Pulisici do të ishte një zgjedhje e mirë, pas ringritjes së karrierës së tij në Serie A me Milanin.

Pulisic ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në sulmin e Milanit gjatë sezoneve të fundit, duke lënë pas periudhën me ulje-ngritje që pati në Premierligë me Chelsean. Fowler beson se 27-vjeçari është gati të shkëlqejë sërish në futbollin anglez. “Ka shumë thashetheme se kush do t’i bashkohet Liverpoolit, por një emër që nuk e kam parë të përmendet është Pulisic…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është në moshën e duhur, ka luajtur në Premier League, është një lojtar emocionues. Unë do ta merrja. Potencialisht mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Salah. Çfarë mendoni?”, shkroi ai. Mbetet të shihet nëse Liverpooli ndan të njëjtin entuziazëm me Fowler. Ndërkohë, kapiteni i SHBA është i fokusuar te Botërori, ku po përfaqëson vendin e tij në shtëpi.

Burimi: Bota Sot