Didier Deschamps rrezikon të mos e ketë në dispozicion Marcus Thuram në ndeshjen e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 ndaj Suedisë. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze L’Equipe sipas së cilës, sulmuesi i Interit kishte një problem në pulpë dhe kështu ai nuk u stërvit me grupin në seancën stërvitore të kësaj të diele duke u kufizuar vetëm te puna me biçikletë.
Po kështu Thuram nuk ishte i pranishëm edhe në stërvitjen e një dite më parë dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, ai pritet të mos jetë në sfidën e New Yorkut edhe pse emri i tij mund të figurojë në listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje.
Edhe N’Golo Kante do të jetë i pranishëm edhe pse mesfushori ndjeu dhimbje në gju në dy ditët e fundit që e pengoi atë të marrë pjesë në stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Gjithsesi, burime pranë futbollistit theksojnë se gjendja e tij nuk ka ngjallur shqetësime të mëdha.
Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës franceze, zhvilloi një stërvitje të lehtë përpara se të nisej për në New York për ndeshjen ndaj Suedisë.
