Protestuesit imitojnë rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës me

0%

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Një moment simbolik është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një prej protestuesve kishte rikrijuar skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur fotografinë e kryeministrit Edi Rama.

Me një pankartë me foton e Ramës, protestuesit kanë imituar veprimin historik të dhjetorit të vitit 1990, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. “O dorëzohu ose rrëzohu!”, ishte mesazhi që ata kanë brohoritur njëzëri para kryeministrisë, ndërsa i riu hodhi në tokë pankartën me foton e Ramës.

Burimi: Bota Sot