Privohet nga liria 42-vjeçari nga Makedonski Brod, pasi në shtëpinë e

0%

Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi policia gjeti marihuanë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në fshatin Sllansko, në komunën e Makedonski Brod. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 3 korrik, rreth orës , nga nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod.

Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, janë gjetur marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale me gjurmë të marihuanës. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: Telegrafi