Modelja britanike, Lila Moss, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit gjatë pushimeve në Athinë. Vajza 23-vjeçare e supermodeles Kate Moss publikoi në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet me një kostum banje të zi të markës Burberry, me një vlerë prej rreth 380 eurosh.
Rroba e banjës, e cila kishte detajet karakteristike me kuadrata të markës në rripa, vinte në pah linjat e modeles, shkruan DailyMail. Në fotografi ishte i dukshëm edhe sensori që Lila mban për monitorimin e glukozës, pasi ajo jeton me diabet të tipit 1.
Lila Moss Lila po shijon disa ditë pushimi në Athinë, ku çmimet e dhomave nisin nga rreth 1.800 euro për natë. 23-vjeçarja po ndërton me sukses karrierën e saj në industrinë e modës, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Kate Moss. Ajo ka treguar më herët se “viziton” shpesh garderobën e së ëmës dhe se disa prej veshjeve të saj të preferuara janë pjesë e koleksionit të Kate.
Lila debutoi në pasarelë në vitin 2020, duke hapur dhe mbyllur sfilatën e Miu Miu për koleksionin Pranverë/Verë 2021. Lila Moss Që atëherë, ajo është bërë pjesë e fushatave të markave të njohura si Gucci, Fendi, Marc Jacobs Beauty dhe YSL Beauty.
