Prishtinë, debat rreth planit serb për zhdukjen e gjurmëve të vrasjes

0%

Edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, fati i rreth 170 personave nga rajoni i Prishtinës që përfshin komunat e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Lipjanit dhe Graçanicës vazhdon të mbetet i pazbardhur. Pas secilit rast qëndrojnë familje që ende jetojnë me dhimbjen e mungesës dhe pritjen për të mësuar të vërtetën për më të dashurit e tyre.

Ndërkohë, mijëra familjarë vazhdojnë të përballen me pasojat e krimeve të luftës, duke bartur traumën në jetën e përditshme, por edhe te brezat që kanë lindur pas saj. Dokumentari i realizuar për rajonin e Prishtinës rikthen në kujtesë pasojat e luftës së Kosovës dhe rrëfen përvojat e familjeve që vazhdojnë të përballen me mungesën, dhimbjen dhe pasigurinë.

Në këtë mund ta shikoni dokumentarin të plotë. Shfaqja e dokumentarit në Prishtinë është pjesë e një serie prej tetë dokumentarësh që BIRN Kosova i ka promovuar në tetë rajone të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes këtyre dokumentarëve synohet dokumentimi i historive të personave të zhdukur, ruajtja e kujtesës kolektive dhe krijimi i një hapësire për diskutim publik e institucional mbi një nga plagët më të rënda dhe ende të pazgjidhura të pasluftës në Kosovë.

Pas luftës, në më shumë se 2,000 lokacione janë gjetur mbetje mortore të viktimave, ndërsa procesi i kërkimit dhe identifikimit vazhdon ende. Pas shfaqjes së dokumentarit u mbajt një panel diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe të organizatave që merren me çështjen e personave të zhdukur.

Në panel morën pjesë Ilir Morina nga Prokuroria Speciale, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Rapajiq nga ACDC dhe Kreshnik Gashi nga KALLXO.com. Ilir Morina i Prokurorisë Speciale tha se gjatë tri viteve të fundit kanë gjetur 48 trupa të të pagjeturve. “Në vitin 2023 kemi 12 trupa të gjetur.

Në vitin 2024, megjithëse ka pasur 23 gërmime, kemi pesë trupa të gjetur. E në vitin 2025 ka pasur 32 gërmime, 22 vlerësime të lokacioneve, domethënë kanë qenë rreth 50, më shumë se 50 aktivitete dhe kemi 24 trupa të gjetur. Dhe në vitin 2026, që është gjashtëmujori i parë deri më tani, domethënë janë më shumë se 11 aktivitete dhe janë shtatë trupa të gjetur” – tha ai.

Morina u bëri thirrje të gjithë personave që kanë informacione për personat e pagjetur në Kosovë që të drejtohen te Policia apo Prokuroria Speciale e Kosovës. Tutje, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur konsideroi se në Kosovë është koha ajo që rëndon edhe më shumë plagët e familjeve të personave të pagjetur.

Sipas tij, ky fakt e bën edhe më të domosdoshëm angazhimin e përbashkët deri në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur. Ai po ashtu theksoi se regjioni i Prishtinës do të trajtohet si regjion me prioritet të veçantë. “Ne do të vazhdojmë me angazhimin e përbashkët.

Siç e thash, çështja për personat e zhdukur, në këtë rast vetë regjioni i Prishtinës, do të vazhdojë të trajtohet si regjion me prioritet dhe, në përgjithësi, çështja e personave të zhdukur do të vazhdojë të trajtohet si çështje prioritare, aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur.” – tha Gara.

Ndërsa, Gara shpalosi edhe statistikat të cilat tregojnë se sa gjetje kanë rezultuar në 322 lokacione për 27 vite. “Kur jemi te regjioni i Prishtinës, siç e kemi praktikuar gjithmonë, më lejoni që veç të ndaj disa statistika, faktikisht për të vazhduar ato që e tha edhe prokurori dhe për të konfirmuar që është trajtuar vazhdimisht si regjion ose si rajon me prioritet.

Janë diku këto 27 vite më shumë se 322 lokacione ose aktivitete vlerësuese të realizuara në territorin, regjionin për të cilin po flasim, nga të cilat diku 206 lokacione kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore dhe 116 lokacione që janë pjesë e procesit të gërmimeve vlerësuese.

Dhe nga këto gërmime janë më shumë se 700 kufoma, trupa të zhvarrosur, një pjesë e madhe e të cilave janë identifikuar dhe u janë dorëzuar familjarëve për rivarrim.” – deklaroi ai.

Ndërsa, Ditor Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tregoi se gjatë viteve 1999 dhe 2000 ekipet lokale vendore në bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë, por edhe me ekipet ndërkombëtare patën bërë punë kolosale në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

“Mirëpo identifikimi në atë kohë ka qenë diçka sekondare, nuk ka qenë primare, sepse po them misioni i tyre ka qenë me mbledh, me bë autopsi sa më shumë, me ekzaminuar trupa, me mbledh prova mjekoligjore të cilat përdoren për atë qëllim.

Identifikimi është bërë pra me metoda tradicionale, me metoda klasike në bazë të inspektimeve, në bazë të pamjes vizuale të kufomës, në bazë të veshmbathjeve shumicën e herëve, dhe tribunali i ka kryer diku mbi 2000 identifikime të tilla.

Dhe mund ta merrni me mend, edhe në bazë të praktikave të tjera ndërkombëtare në anë e mbanë botës, në raste të tilla ku kemi identifikime tradicionale, ndodhin edhe gabime në identifikim.” – tha Haliti. Haliti poashtu tregoi se si ka vazhduar puna pas vitit 2000. Ai konsideroi se sot janë të gjitha mjetet për të zbardhur fatin e personave të zhdukur.

“Puna ka vazhduar pastaj në vitin 2002, kur themelohet Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore nga UNMIK-u, të cilët vazhdojnë sërish një punë të madhe duke kryer gërmime gjithandej Kosovës. Filluan të kyçen edhe ekipet mjekoligjore atëherë që kanë funksionuar në kuadër të UNMIK-it dhe më vonë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Sot i kemi të gjitha mjetet për t’i kryer këtë punë. Kemi bashkëpunimin me ICMP-në, kapacitetet i kemi të plota në IML, kemi përkrahje ndërkombëtare, kemi një ekip mjekoligjor të veçantë nga EULEX-i, të cilët punojnë barabartë me neve dhe puna jonë zhvillohet paralelisht edhe në terren, por edhe në kuadër të laboratorit të Mjekësisë Ligjore.” – theksoi ai.

Ai poashtu bëri të ditur se në Kosovë gjindet edhe një zyrë psiko-sociale që u ofron ndihmë e trajtim familjarëve të personave të pagjetur. “Në kuadër të IML-së është një njësi e veçantë që komunikon me familjet, në kuadër të së cilës gjendet edhe një zyrtare psikosociale, e cila nga përgatitja është psikologe klinike.

Dhe ne e kemi trashëguar një projekt shumë të mirë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili ofron ndihmë psikosociale familjeve të personave të zhdukur, dhe aktualisht jemi duke e zbatuar atë projekt, me të cilin familjet janë shumë të kënaqura.” – tha Ditor Haliti.

Për këtë, ai bëri apel që të gjitha familjet anë e mbanë Kosovës ta shfrytëzojnë këtë projekt në të ardhmën, pasi sipas tij, ka benefite të jashtëzakonshme për familjet e personave të zhdukur. Ndërkaq, Aleksandar Rapajic, përfaqësues nga ACDC-ja tha se konkluzë është se ende kjo situatë e familjarëve po vazhdon të jetë e njëjtë.

Sipas tij ende ka shumë familje të zhgënjyera, sepse shumë njerëz i kanë shfrytëzuar ata në mënyra të ndryshme. “Ka kaluar shumë kohë dhe këto familje janë thellësisht të zhgënjyera. Ato janë të zhgënjyera sepse shumë njerëz kanë ardhur e i kanë shfrytëzuar në mënyra të ndryshme.

Ka pasur edhe mashtrues që u kanë marrë para, ndërkaq më duhet të them se, fatkeqësisht, mund të ketë pasur edhe njerëz nga sektori civil që i kanë përdorur tragjeditë e tyre për t’i realizuar projektet e veta dhe për të përfituar prej tyre. Nuk e kam fjalën për këtë projekt; e kam fjalën për projekte të tjera.

Problemet me të cilat përballen këto familje mbeten ende.” – theksoi Rapajic Mund të them se këto familje janë shembull i shkëlqyer i asaj se sa mirë njerëzit mund të bashkëpunojnë dhe ta kuptojnë njëri-tjetrin. Problemi mbetet te komunitetet, veçanërisht te të rinjtë që kanë lindur pas luftës. Sipas tij, janë mediat ato të cilat po luajnë me shifrat.

Ai tha se nëse i pyet shqiptarët, ata mund të ju thojnë se janë të gjithë personat e zhdukur shqiptarë. Ndërsa, sipas tij, nëse i pyet serbët, ata besojnë se të gjithë janë serbë. “Kjo ndodh sepse askush nuk i paraqet të dyja anët. Zakonisht paraqitet vetëm njëra anë.” – u shpreh ai.

Rapajic theksoi se ky projekt ka rëndësi për shkak se ndikon te mënyra se si të rinjtë e kuptojnë historinë e të vertetën. “Besoj se ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm sepse i ndihmon të rinjtë të kuptojnë se, kur vjen lufta, të gjithë vuajnë dhe se nuk ekziston vetëm një e vërtetë, por shumë të vërteta që, fatkeqësisht, nuk mund të dëgjohen gjithmonë.

Prandaj, konkluza ime pas gjithë kësaj është se ne duhet të mos e ndalim punën. Duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë njerëzit ta kuptojnë se nuk ekziston vetëm një rrëfim, por shumë rrëfime. Fatkeqësisht, shumica e këtyre rrëfimeve janë prekëse dhe shumica e tyre nuk do të duhej të kishin ndodhur kurrë.” – deklaroi ai.

Ndër të tjera ai tha se çdo nënë e vajton fëmijën e saj pavarësisht a i përket komunitetit serb, rom apo shqiptar. “Nëse këtë nuk arrijmë ta kuptojmë, atëherë jemi në rrugë shumë të gabuar.” – theksoi ai. Ideatori i projektit, Kreshnik Gashi tha se qëllim i këtijn projekti ka qenë thirrja e ndërgjegjes së dëshmitarëve e njerëzve që kanë informacione për trupat.

Sipas tij, dokumentarët e realizuar janë vetëm njëra nga pjesët e këtij mekanizmi. “Duke i kthyer këto rrëfime në audiencë, duke i përdorur rrjetet sociale, duke i përdorur mediat, kemi dashur që secili njeri i cili ka informacion, me e ndarë edhe me Prokurorinë , edhe me policinë, edhe me të gjitha elementet e tjera.

Dokumentarët janë vetëm njëra pjesë e këtij mekanizmi, për shkak se bashkë me këtë projekt ne kemi pasur edhe një nismë shumë interesante të cilën e kemi zhvilluar bashkë me Prokurorinë Speciale, që ka qenë realizimi i katër emisioneve të daljes në terren të prokurorisë dhe të policisë në vendet ku janë bërë zhvarrimet.

Këtë platformë e kemi përdorur për me eduku audiencën se çfarë informacioni i duhet policisë për me mund me gjetë një varr apo një trup të pajetë. – tha Gashi.

Gashi poashtu bëri thirrje që në rast se dikush ka informacion se ku ndodhet ndonjë trup i pajetë i një qytetari rom, egjiptian, serb apo shqiptar ta raportojë atë në institucionet përkatëse, sepse sipas tij kjo i ndihmon edhe institucioneve por edhe familjarëve të viktimave.

“Pra, qëllimi ynë në esencë është që përmes familjeve, ne me mbërritë me e prek ndërgjegjen e njerëzve të cilët kanë informacione. Jo gjithmonë ata që kanë informacione janë pjesë e krimit.

Në pjesën më të madhe, njerëzit kanë mund me qenë aty, kanë mund me pa se tjetërkush e ka bërë krimin, por ata mund ta ndajnë informacionin se ku ndodhet një trup dhe me vazhdu.” – theskoi Kreshnik Gashi. Gashi tutje shpjegoi edhe procesin e intervistimit të njerëzve. Ai tha se këta dokumentarë kanë synuar të dy audiencat, edhe atë në Kosovë edhe në Sërbi.

Kjo përkundër faktit se sipas tij, mediat në Kosovë por edhe në Serbi kanë pasur target vetëm njërën etni. “E dyta që është shumë me rëndësi, projekti synon disa audienca. Zakonisht, në punën e cila është bërë në mediat edhe në Kosovë, edhe në Serbi, targetimi gjithmonë ka qenë vetëm i njërës etni.

Janë prodhuar materiale për audiencën shqiptare dhe janë prodhuar materiale për audiencën në Serbi. Prej asaj që e kemi konceptu në këta dokumentarë janë dokumentarë të cilët duhet me u parë në të dyja vendet, për shkak se kanë të intervistuar edhe serbë, edhe shqiptarë, edhe romë.” – potencoi Gashi.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo