Roma fërkon duart.

0%

Manu Kone ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e Francës 2-0 ndaj Marokut, mbrëmë. Kone zëvendësoi në mënyrën më të mirë të mundshme Aurelien Tchouameni, i cili nuk ishte në dispozicon për Didier Deschamps për shkak të problemeve fizike, edhe pse gjendej në stol.

Forma e mirë e treguar nga Kone këtë Botëror, për aq minuta sa ka luajtur, ka rritur ndjeshëm interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij. Mediet angleze bëjnë me dije se Michael Carrick ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester United, transferimin e Kone. Sipas burimeve që vijnë nga Anglia, oferta e parë e “Djajve të Kuq” në drejtim të Romës do të jetë 58 milionë euro.

Kone është nën kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot