Trajneri Skënder Gega në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Spanja nuk dominoi ndaj Belgjikës. Gega shtoi se ishte një Belgjikë tjetër kundër Spanjës. “Nuk jam dakord që dominoi. E kundërshtoj Bushin. Belgjika kaloi një provë me Amerikën që nuk ishte provë e vërtetë duke nisur edhe nga niveli i Amerikës. Sot ishte një Belgjikë tjetër.
Gjatë ndeshjes ishim të gjithë me dilemë dhe menduam që mund të shkonte edhe në shtesë. Te Spanja mundon diçka, mungon sulmuesi kryesor. Spanja nuk po ka një sulmues kryesor”, tha Gega.
