Policia e Kosovës më ka arrestuar një shtetas gjerman, pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.
Ndërsa është bërë e ditur se i dyshuari me inicialet F.R. kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale “trafikim i paligjshëm i substancave narkotike”, e dënueshme sipas Kodit Penal Gjerman. Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë”- njoftoi Policia.
