Shqipëri-BE, nesër në Bruksel zhvillohet konferenca e radhës, pritet

0%

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë nesër në Bruksel Konferencën e 9-të të Anëtarësimit, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në union. Takimi pritet të shënojë një tjetër përparim në rrugën evropiane të Shqipërisë, pasi në agjendë është parashikuar mbyllja e përkohshme e tre kapitujve negociues.

Bëhet fjalë për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Konferenca do të nisë në orët e mbrëmjes në Bruksel, ndërsa pas përfundimit të takimit pritet të ketë edhe një konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e diskutimeve.

Mbyllja e kapitujve konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com