Kush është Dirk Schuebel, ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në

0%

Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schuebel si ambasadorin e ri në Kosovë, ndërsa ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më . Schuebel vjen me një karrierë mbi tri dekada në diplomacinë evropiane, duke mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Aktualisht, ai ushtron detyrën e Shefit të Divizionit për Rusinë në EEAS, ndërsa më herët ka qenë i Dërguar Special i Bashkimit Evropian për Partneritetin Lindor dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi.

Diplomati gjerman ka shërbyer gjithashtu si ambasador i BE-së në Moldavi dhe ka mbajtur poste kyçe në Kiev, ku ishte përgjegjës për çështjet politike, marrëdhëniet me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë karrierës së tij, Schuebel është angazhuar kryesisht në politikat e Bashkimit Evropian për Evropën Lindore, Rusinë dhe Partneritetin Lindor, ndërsa ka punuar edhe në fushat e zgjerimit, tregtisë dhe energjisë.

Sipas Bashkimit Evropian, emërimi i tij synon të vazhdojë mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe institucioneve të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com