Katër persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj nën dyshimet për kanosjen e një personi. Policia ka njoftuar se më në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B., i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.
Ndërsa, pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni. Sipas Policisë, të dyshuarit H.Th. (50-vjeç), Sh.Th. (27-vjeç).
E.B. (37-vjeç) dhe E.H. (27-vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. “Ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë””- thuhet në njoftimin e Policisë.
