Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar pas një operacioni të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në afërsi të Tiranës. Sipas autoriteteve, ndërhyrja u bë pasi njëra prej turisteve pësoi lëndim në këmbë pas një rrëzimi, duke mbetur e bllokuar në terrenin e vështirë.
Në operacion u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Policia Alpine, të cilat arritën t’i lokalizojnë dhe t’i nxjerrin të dyja turistet në një zonë të sigurt. Turistja e lënduar mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa shoqëruesja e saj nuk ka pësuar lëndime.
Policia e Shtetit apeloi që qytetarët dhe turistët të telefonojnë numrin emergjent 112 në çdo situatë që kërkon ndërhyrje urgjente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
