Astrit Ajeti: Ju lumtë gazetës ‘Bota sot’ dhe gazetarit Kemajl Goca, keni qenë pasqyra më e mirë e sportit në kohërat e vështira

0%

Ish-futbollisti i mirënjohur, Astrit Ajeti, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ajeti, i cili i takon gjeneratës së sakrificës, ka vlerësuar lart kontributin e gazetës në promovimin e sportit, duke theksuar se “Bota sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i futbollit dhe i sportit në përgjithësi, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

“Ju lumtë juve Kemajl Goca edhe gazetës së juaj, keni qenë pasqyra ma e mira e sportit edhe në kohërat e vështira edhe në ditën e sotit. Ssidomos Kemajl Goca është shumë i drejtpërdrejt dhe më lajme shumë të sakta. Suksese”, ka uruar Ajet.

Burimi: Bota Sot