Drejtoria e Arsimit në Prishtinë obligon shkollat që t’i lejojnë shtëpive botuese të licencuara që të bëjnë prezantimin e botimeve të tyre

0%

Në kuadër të procesit të përzgjedhjes së teksteve shkollore, të gjitha shkollat e Kryeqytetit janë obliguar t’u mundësojnë shtëpive botuese të licencuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) prezantimin e botimeve të tyre në ambientet shkollore.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, qëllimi i këtij procesi është që mësimdhënësit dhe aktivet profesionale të njihen nga afër me tekstet shkollore, përmbajtjen dhe qasjen metodike të tyre, në mënyrë që përzgjedhja e librave të jetë sa më transparente, profesionale dhe e bazuar në vlerësim.

Në njoftim theksohet se këto prezantime kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë vendim përfundimtar për përzgjedhjen e teksteve shkollore. “Vendimi përfundimtar merret sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më Afati i dorëzimit për procesin përkatës është caktuar deri më , në orën .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Arsimit për tri vite radhazi ka aplikuar metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore përmes prindërve. Për vitin shkollor 2025-2026, u ndanë nga 80 euro për nxënësit e klasave 1 – 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, si dhe 80 euro për nxënësit e klasave 6 – 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.

Burimi: Kallxo