Policia jep detaje për të shtënat në Podujevë: Tre të plagosurit kanë

0%

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin me armë zjarri që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës, ku mbetën të plagosur katër persona. Sipas Shabanit, tre nga të plagosurit kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje, ndërsa i katërti është një kalimtar i rastit, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Ai bëri të ditur se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe motivi i ngjarjes nuk është konfirmuar. “Personat e përfshirë kanë lidhje familjare mes vete. Kjo mund të ketë ndërlidhje me motivin, por në këtë fazë nuk mund të themi asgjë me siguri”, deklaroi Shabani.

Sipas tij, nga pamjet e siguruara deri më tani rezulton se tre persona janë plagosur me armë zjarri dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shabani vlerësoi edhe reagimin e një zyrtari policor, i cili ndodhej jashtë detyrës dhe me rroba civile në momentin e incidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se ndërhyrja e tij e shpejtë ka ndihmuar në parandalimin e pasojave edhe më të rënda. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e incidentit.

Njëri nga të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë po i nënshtrohet operacionit në QKUK Ekskluzive | Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë – ai dhe një tjetër i plagosur janë vëllezër Ekskluzive | Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit Të shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve – QKUK jep detaje për gjendjen e tyre Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona plagosen – dërgohen në QKUK Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com