Policia gjen pushkë gjuetie dhe fishekë në një shtëpi në Kaçanik

0%

Një armë gjahu dhe municion janë konfiskuar nga Policia në fshatin Kaçanik i Vjetër, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës , gjatë veprimeve operative të hetuesve policorë. Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit E.L., Policia ka gjetur një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë të kalibrit 12 mm.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga njësitet policore. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com