Një rast i kanosjes ndaj një të mituri është raportuar në Zveçan, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 26 qershor, rreth orës , në fshatin Zveçan i Vogël, përkatësisht në fushën e lojërave. Burimet bëjnë të ditur se viktima, i mitur, dyshohet se është kanosur me thikë nga një grua, e cila po ashtu dyshohet se e ka fyer dhe ofenduar.
Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar të dyshuarën dhe nënën e viktimës. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, palët janë liruar, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
