​Zjarret në Shqipëri, në këto zona u zhvilluan operacione për

0%

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bën të ditur se, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Ministria e Mbrojtjes cilëson se “pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre”.

Sipas MM, në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës”, thuhet në njoftimin e MM.

Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes u shpreh mirënjohjen edhe zjarrfikësve të bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, transmeton ATSH.

Burimi: Bota Sot