Një nga legjendat më të mëdha të Brazilit u lejua të luante finale në

0%

FIFA ka vendosur që të falë Folarin Balogun dhe ta lejojë të luajë ndeshjen ndaj Belgjikës edhe pse është ndëshkuar me karton të kuq në duelin ndaj Bosnjë Hercegovinës. Një vendim i pabesueshëm që praktikisht shkatërron çdo lloj rregullore të futbollit dhe ndershmërinë e lojës, por që për fat të keq nuk është hera e parë që ndodh kur bëhet fjalë për të favorizuar një ekip apo një tjetër.

Në historinë e Botërorëve ka një tjetër rast të ngjashëm me këtë, për një nga legjendat më të njohura të tij, brazilianin Garrinça. Në Botërorin e vitit 1962, ai u përjashtua në gjysmëfinalen kundër Kilit ku Brazili fitoi me shifrat 4-2, pas një reagimi ndaj Eladio Rohas. AI pritej të mungonte në ndeshjen finale kundër Çekosllovakisë, por çështja mori përmasa ndërkombëtare.

Asokohe në fakt nuk kishte kartonë siç i njohim ne, pasi ato u ndërthurën në rregulloret e lojës vetëm në vitin 1970 dhe komisionet e FIFA-s ishin ato që ishin fuqiplotë për vendimmarrjet. Trysnia e jashtëzakonshme bëri që të ndryshonte gjithçka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht vijërojtësi që kishte sinjalizuar faullin, refuzoi që të firmoste raportin përfundimtar të ndeshjes që e bënte atë shkaktar të përjashtimit të Garrinça. Vetë tifozët e Kilit, vendit organizator, bënë një peticion duke kërkuar të shihnin Garrinçën në finale, gjë që u mbështet edhe nga presidenti Horge Alesandri. Gjyqtari kryesor më pas deklaroi se nuk e kishte parë faullin.

Si rrjedhojë, Garrinça mori vetëm një vërejtje dhe asnjë dënim tjetër, duke luajtur në finalen që Brazili e fitoi me shifrat 3-1.

Burimi: Bota Sot