Përfshihet nga flakët makina në Korçë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, dyshimet e para

0%

Një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti ka qenë i parkuar ndërsa ka marrë flakë. Dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti në mjet. Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.

Burimi: Bota Sot