Vdesin tragjikisht babë e bir në Maznik të Deçanit

0%

Dy persona, babë e bir, nga Mazniku i Deçanit kanë vdekur pasi që dyshohet se kanë pasur kontakt me rrymën elektrike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës në oborrin e shtëpisë së tyre. Më pas, siç bën të ditur Policia, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan e ka konstatuar vdekjen e tyre.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se derisa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs , ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave”- thuhet në njoftim.

Forcat e rendit bëjnë të ditur se me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion teksa rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllimet e tij duke bërë të ditur se viktimat mes vete ishin babë e bir.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut.

Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Ramosaj.

Burimi: Kallxo