Zjarrfikësit në Deçan kanë intervenuar sot në mesditë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave.
Sipas njoftimit, zjarret janë shkaktuar pasi persona të panjohur kanë vënë zjarr për pastrimin e varrezave në Kodrali dhe të gështenjave në Pod të Gështenjave, ndonëse temperaturat gjatë ditës ishin shumë të larta, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.
Falë njoftimit me kohë të qytetarëve dhe reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, të dy vatrat e zjarrit u lokalizuan dhe u shuan pa u përhapur më tej. “Për fat të mirë lajmërimi me kohë edhe shuarja ishte e shpejt ”, thuhet në njoftimin e zjarrfikëseve.
